Harduer

Duket që Microsoft ka vendosur të lëshojë një telefon të ri Nokia X që përdor Android

Jun 23 2014
0 Shpërndarje
Duket që Microsoft ka vendosur të lëshojë një telefon të ri Nokia X që përdor Android

Nokia-X-tease-880x320Nokia X ishte një gjë për të cilën menduam që do të jetë përpjekja e parë dhe e fundit nga Nokia në lëshimin e një telefoni me Android përpara se të përmbushej marrëveshja e blerjes së kësaj kompanie nga Microsoft. Dhe e kishim gabim. Duket që Microsoft është duke mbështetur futjen e Nokia-s në botën e Android-it dhe tani jemi përballë një lajmërimt për një pajisjeje të re pikërisht pak ditë përpara mbajtjes së ngjarjes I/O të Google.

Përpara se kompania Nokia e zbuloi “vargun” e saj të pajisjeve Nokia X, kjo kompani postoi në blogun e bisedave të Nokia-s një pamje që paraqiste një “X” të madh. Tani një imazh i ngjashëm është paraqitur së bashku me datën 24 qershor, duke sugjeruar që Microsoft ka diçka për të lëshuar, e ndoshta është Nokia X2. Sipas thashethemeve, Nokia X2 do të jetë një hap më tej nga Nokia X me një paraqitje prej 4.3 inçësh, kamerë prej 5 megapiksellësh dhe procesor dybërthamor prej 1.2GHz. Ekzistojnë edhe informacione të tjera që RAM-i do të jetë deri në 1 GB, duke e bërë atë më të fuqishëm se sa Nokia X. (PCWorld Albanian)

Nokia-X-tease-1022x1024

Lajmet e fundit>