Lajmet

Duolingo shton “klubet” për të bërë mësimin e gjuhëve më konkurrues

Dec 30 2016
0 Shpërndarje
Duolingo shton “klubet” për të bërë mësimin e gjuhëve më konkurrues

try4ywbsjnld15pczlh4Duolingo padyshim është një ndër aplikacionet më të dobishme dhe të vlerësuara kur bëhet fjalë për të mësuar një gjuhë të re dhe ditën e sotme është përditësuar me një veçori të re ku mund të konkurroni me miqtë në bazë të aftësive që fituara.

E njohur si klubet e gjuhës, nëpërmjet tyre mund të krijoni një grup miqsh dhe mëpas të krahasoni arritjet tuaja.

Do të gjeni edhe një furnizues lajmesh i cili tregon arritjet tuaja kështu mund të jeni të ndërgjegjshëm për arritjet e secilit dhe sa u duhet të ushtroheni për të mëuar më shumë.

Ky është motivimi i duhur për ata që e kanë të vështirë të mësojnë vetëm.

Klubet janë të disponueshme për gjuhët: Angleze, Spanjolle, Portugezçe, Frënge, Gjermane, Italiane, Ruse, Hungareze, Ukrainase, Turke, Koreane, Kineze, Japoneze, Vietnameze, Indoneziane, Greke, Rumune, Çeke, Polake, Tajlandeze dhe Hindu. (PCWorld Albanian)

Tags >

Duolingo
Lajmet e fundit>