Analiza

DxOMark: Galaxy S5 zotëron kamerën më cilësore në treg

Jun 17 2014
0 Shpërndarje
DxOMark: Galaxy S5 zotëron kamerën më cilësore në treg

Samsung-Galaxy-S5-camera-settingsNumri i telefonëve inteligjentë sa vjen e duke u rritur prezenca e tyre në treg, po ashtu vjen duke u rritur edhe kërkesa e njerëzve mbi cilësinë e telefonëve që ata përdorin. Ditët e sotme, rrjete të ndryshme sociale kanë bërë që kamera e telefonit të jetë shumë e rëndësishme për përdoruesit.

Këtë fakt shumë kompani celulare e kanë shfrytëzuar duke bërë të pamundurën që fotot e bëra nga këto kamera të jenë sa më perfekte. Nga një sondazh i kryer nga DxOMark, shumica e njerëzve të intervistuar pëlqenin telefonin inteligjent Samsung Galaxy S5 për mënyrën se si i bën fotot duke lënë pas edhe telefonët më të njohur inteligjent si iPhone 5S apo HTC One. Cilësia e kamerave të telefonave më të njohur inteligjent jepen në tabelën e mëposhtme me vlerësime nga 1-100. (PCWorld Albanian)

samsung stats

Lajmet e fundit>