Harduer

DxOMark: iPhone 8 dhe 8 Plus kanë kamerat më të mira në botë

Sep 23 2017
0 Shpërndarje
Kamerat bëjnë diferencën në situata të zakonshme kur thjesht doni të realizoni një foto pa u shqetësuar se fokusi nuk ka për të funksionuar siç duhet nga drita e tepërt. DxOMark: iPhone 8 dhe 8 Plus kanë kamerat më të mira në botë

Që kamerat janë diçka e veçantë në modelet e fundit nuk vihej në diskutim, dhe këtë e konfirmon laboratori i testimeve DxOMark.

Sipas tyre, iPhone 8 dhe 8 Plus kanë kamerat të mira që kanë testuar ndonjëherë në një telefon megjithatë nuk janë pa të meta.

Kamerat bëjnë diferencën në situata të zakonshme kur thjesht doni të realizoni një foto pa u shqetësuar se fokusi nuk ka për të funksionuar siç duhet nga drita e tepërt.

Në kushte të tilla iPhone shkëlqen duke ofruar një autofokus të saktë dhe jashtëzakonisht detaje. Zoom-i në modelin Plus është më i miri ofruar në një telefon.

iPhone 8 fitoi lehtësisht ndaj konkurrentëve më të afërt, Pixel dhe HTC U11 të cilët kryesonin deri ditën e sotme në disa kategori.

Detajet në dritë të paktë, performanca e qëndrueshme HDR i jepnin iPhone avantazh, ndërsa funksioni i turbullimit të sfondit është më natyral në iPhone.

Është një fitore për Apple por a do të arrijë iPhone të ruajë këtë avantazh përballë Pixel 2? Mbetet për tu parë më 4 Tetor kur ky i fundit të debutojë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>