Harduer

DxOMark: Kamera e Huawei P20 Pro më e mira në botë

Mar 29 2018
0 Shpërndarje
Por DxOMark ka një histori të gjatë vlerësimesh të sponsorizuara. Shumë kompani paguajnë DxOMark për të kryer vlerësimet të kamerave të tyre. DxOMark: Kamera e Huawei P20 Pro më e mira në botë

Huawei P20 dhe P20 Pro debutuan zyrtarisht ditën e Mërkure në një aktivitet të dedikuar në Paris.

Ashtu siç pritej, Huawei P20 Pro do të linte gjurmë dhe e arriti këtë me tre kamera të pasme.

Kompania Kineze thotë se nëpërmjet tyre përdoruesit mund të realizojnë foto profesionale të cilësisë së lartë pa shumë përpjekje.

Këtë pretendim e mbështet edhe sajti i cili mat cilësinë e kamerave DxOMark. Ky sajt e vlerësoi me 109 pikë kamerën e P20 Pro, vlerësimi më i lartë dhënë kamerës së një telefoni inteligjent.

Pas Huawei P20 Pro vinë Samsung Galaxy S9 Plus, Google Pixel 2 dhe Apple iPhone X.

Por DxOMark ka një histori të gjatë vlerësimesh të sponsorizuara. Shumë kompani paguajnë DxOMark për të kryer vlerësimet të kamerave të tyre.

P20 Pro gjithashtu shënon rezultatin më të lartë në cilësinë e videove me një vlerësim prej 98 pikësh. Google Pixel 2 ka një rezultat prej 96 pikësh, P20 prej 94 pikësh, Galaxy S9 Plus prej 91 pikësh dhe iPhone X prej 89 pikësh.

Megjithatë pavarësisht se nuk mund të arrijmë në një konkluzion mbi besueshmërinë e DxOMark, linja P20 e Huawei vendos prodhuesin Kinez në mes më të mirëve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>