Harduer

Dy Kindle Fire të rinj nga Amazon?

Jul 1 2012
0 Shpërndarje
Dy Kindle Fire të rinj nga Amazon?

Amazon mund të jetë duke përgatitur dy tabletë të rinj Kindle Fire, një version prej 10 inçësh dhe një tjetër prej 7 inçësh.

Duke e cituar ndërmarrjen Intel si njërin nga burimet e veta, faqja Boy Genius Report thotë që ka pranuar lëshimin e tabletit prej 10 inçësh nga Amazon, gjatë muajve të ardhshëm. Tableti prej 10 inçësh do të ketë një procesor katërbërthamësh.

Kindle Fire i ri prej 7 inçësh, sipas BGR, poashtu është ende duke u punuar. Së fundi, një burim disa informacione të ngjashme, duke thënë që Amazon pretendon që tabletin 7 inçësh ta lansoj diku kah fundi i muajit korrik.

Gjithnjë sipas burimeve të BGR, tabletët e rinj thuhet se do të kenë cilësi shumë më të mirë sesa modeli aktual. Amazon do të zëvendësojë kornizën e tanishëm prej plastike të modelit ekzistues me një këllëf prej metali.

Që të dy tabletët, raportohet se janë më të hollë se gjenerata e parë e pajisjes iPad dhe nuk kanë butona në pjesën e përparme. Që të dy poashtu do të përfshijnë një port për microUSB dhe një port të mundshëm HDMI. Versioni prej 10 inçësh do të përmbajë edhe një kamerë të përparme.

Burimet e BGR-së nuk dhanë asnjë infromacion rreth datës së lansimit të tabletëve. Por raportet paraprake tregojnë që Amazon do të mund të lajmëronte tabletin prej 10 inçësh kah fundi i muajit të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>