Lajmet

Dy kompani të njohura Amerikane kanë rënë pre e një mashtrimi 100 milion dollarësh

Mar 23 2017
0 Shpërndarje
Kompanitë emrat e të cilave nuk u bënë publike u përshkruan si entitete shumëkombëshe ku njëra prej tyre operon në median sociale. Dy kompani të njohura Amerikane kanë rënë pre e një mashtrimi 100 milion dollarësh

Një burrë nga Lituania akuzohet për mashtrimin e dy firmave teknologjike Amerikane duke u marrë plot 100 milion dollar përmes e-mail-it.

Duke u sjellur si një firmë Aziake prodhimit, Evaldas Rimasauskas mashtroi stafet e dy kompanive të cila tnuk hezituan të dërgonin para në llogarinë e tij bankare thanë zyrtarët Amerikanë.

Kompanitë emrat e të cilave nuk u bënë publike u përshkruan si entitete shumëkombëshe ku njëra prej tyre operon në median sociale.

Sipas departamentit Amerikan të Drejtësisë, 48 vjeçari Rimasauskas i cili u arrestua në Lituani javën e kaluar kishte mashtruar firmat përgjatë viteve 2013-2015.

Ai kishte regjistruar në Lituani një firmë e cila mbante emrin e një kompanie Aziatike e prodhimit të harduerit kompjuterik. /PCWorld Albanian

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>