Blog

Dy përdorues arrijnë të publikojnë një cicërimë me 35 mijë karaktere në Twitter

Nov 6 2017
0 Shpërndarje
Cicërima nuk zgjati shumë dhe Twitter u dha të dy përdoruesve një ndalim të përkohshëm në llogaritë e tyre. Dy përdorues arrijnë të publikojnë një cicërimë me 35 mijë karaktere në Twitter

Nëse keni menduar se 280 karaktere janë shumë në Twitter, atëherë e keni gabim. Dy Gjermanë zbuluan sesi të publikonin një cicërimë me 35,000 karaktere në Twitter.

Rrjeti social tashmë e ka fshirë atë cicërime megjithatë ajo do të jetojë gjithnjë në arkivën e internetit dhe mund ta shikoni në këtë lidhje.

Cicërima fillon me fjalë “Njerëz! @Timrasett dhe @HackneyYT kanë tejkaluar limitin e karaktereve. Nëse nuk na besoni ja ku e keni një provë me 35 mijë karaktere.”

Po ku është sekreti? Një përdorues i Twitter tha se pjesa kryesore e tekstit është një URL.

Cicërima nuk zgjati shumë dhe Twitter u dha të dy përdoruesve një ndalim të përkohshëm në llogaritë e tyre.

Kjo sepse cicërima po shkaktonte probleme për përdoruesit e tjerë. /PCWorld Albainan

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>