Lajmet

Dy shërbime qeveritare tashmë mund të paguhen direkt nga celulari juaj me aplikacionin EasyPay

Jan 15 2015
0 Shpërndarje
Dy shërbime qeveritare tashmë mund të paguhen direkt nga celulari juaj me aplikacionin EasyPay

permbledheseKompania EasyPay është i pari institucion financiar jo-bankë në Shqipëri i cili ofron pagesa online edhe nëpërmjet celularit. Platforma që EasyPay përdor e lejon të ofrojë shërbime të shumta për të gjithë përdoruesit e saj. Për të ofruar më tepër lehtësi për përdoruesit, EasyPay vjen gjithmonë me risi në fushën e teknologjisë së informacionit.

Në shtator të vitit 2014, lançohet aplikacioni EasyPay për mobile, i pari në Shqipëri për pagesa të shpejta online. Fillimisht përdoruesit mund të paguanin vetëm gjobat e vendosura nga Policia. Vetëm me shërbimin e gjobave, për një periudhë dy mujore, aplikacioni arriti në 1000-5000 instalime, shifër që konsiderohet shumë e mirë në tregun e aplikacioneve mobile në Shqipëri.

Tashmë aplikacioni vjen me një pamje të re, më shumë shërbime, design profesional dhe tepër lehtësi në përdorim. Çdokush që instalon aplikacionin dhe regjistrohet në EasyPay mund të paguajë jo vetëm gjobat e Policisë, por edhe faturat e Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT). Proçedura është e thjeshtë dhe mjaftojnë disa klike për të kryer një pagesë të suksesshme. Përdoruesi mund të kreditojë llogarinë direkt nga Karta bankare Visa e më pas të paguajë gjobat apo faturat e ujit. Aplikacioni kursen kohë për përdoruesit sepse mundëson pagesa të shpejta nga celulari dhe ofron siguri sipas standardeve më të fundit që aplikohen në sektorin e pagesave.

Aplikacioni EasyPay për Android është ndërtuar mbi praktikat e material design që është prezantuar në tetor 2014 në versionin e fundit Android Lollipop 5. Kjo kontribuon në eksperiencë më të mirë të përdoruesit dhe aparencë të ngjashme me atë të letrës. Efekte të ndryshme si krijimi i hijeve, ngjyrat e gjalla, shtresëzim të design-it janë tepër tërheqëse e ngacmuese për syrin e përdoruesit. Aplikacioni është ndërtuar me komponentë që përdoren gjerësisht në aplikacionet e suksesshme të Google apo Facebook. Kjo do të thotë që një përdorues është familjar me organizimin e elementeve që bashkëveprojnë për të realizuar një funksion të caktuar. Ndërtimi mbi një arkitekturë të shtresëzuar bën që aplikacioni të jetë i pangarkuar dhe i shpejtë përkundrejt shërbimeve që mbështet. Suporti me një gamë të gjerë të brandeve të smartfonëve dhe kompatibilitet të plotë me versionet e shkuara të Android.

EasyPay është aplikacioni i parë mobile që ofron pagesa të shërbimeve publike në Shqipëri. Së shpejti aplikacioni EasyPay do të bëhet i mundur edhe për përdoruesit e iOS. Nga kompania EasyPay bëjnë të ditur se të gjitha shërbimet që ofrohen në website, shumë shpejt do të mund të paguhen edhe nëpërmjet aplikacionit EasyPay (Android dhe iOS). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>