Softuer

Dy episode të reja të GTA IV për PS3 dhe PC

Jan 30 2010
0 Shpërndarje
Dy episode të reja të GTA IV për PS3 dhe PC

Rockstar Games ka njoftuar se prej muajit mars do të ofrohen për shkarkim dy episode të reja për Grand  Theft Auto IV : The Lost and Damned dhe The Ballad of Guy Tony

Debutimi i tyre anembanë botës do të bëhet me 30 mars në platformat PC dhe Playstation 3. Kjo është hera e parë që DLC për cilëndo platformë të përmendur më lartë po ofrohen, duke pasur parasysh se më parë DLC-të ofroheshin vetëm për Xbox 360.

“Ka kaluar një kohë e gjatë, por ne jemi krenar që më në fund të ofrojmë episode nga Liberty City për PC dhe PlayStation 3,” tha bashkë-themeluesi i Rockstar, Sam Houser. “Ne çmojmë durimin e adhuruesve tanë anembanë botës të platformave PlayStation 3 dhe PC,, dhe ne po shikojmë përpara për të vënë në duart tuaja në këto lojëra gjatë këtij marsi”.

Rockstar ka bërë të ditur se përdoruesit, mund të shkarkojnë episodet një nga një ose mund t’i blejnë ato përmes produktit që do të shpaloset, Episode From Liberty City.

Sony thekson se çdo episod për PS3 do të kushtojë njëjtë sikurse për versionet për 360, që nënkupton 19.99 dollarë,  por kompania nuk ka përmendur çmimin për PC në deklaratën e saj zyrtare.

Lajmet e fundit>