Siguri

Dy të tretat e përdoruesve të internetit të prekur nga cyberkrimet

Sep 8 2010
0 Shpërndarje
Dy të tretat e përdoruesve të internetit të prekur nga cyberkrimet

Një studim i ri i bërë nga gjiganti i sigurisë së internetit Symantec ka treguar se cyberkrimet prekin të gjithë çdo kund, dhe përdoruesit amerikan të internetit janë veçanërisht të lëndueshëm. Pothuajse tre të katërtat e përdoruesve amerikan të internetit janë viktima të cyber-krimeve dhe SHBA renditet në vendin e tretë në listën e shteteve që janë më së shumti të sulmuara. Kur shikohet globalisht, numri është ende më i madh, duke prekur dy të tretat e përdoruesve të internetit. Në Cyberkrime përfshihen viruset kompjuterike, mashtrimet me kartela krediti dhe vjedhje identiteti.

2011 Norton Cybercrime Repor: The Human Impact ka ekzaminuar sjelljet emocionale të viktimave, për të kuptuar më mirë veprimet e tyre. Studimi ka pyetur 7.066 të rritur të moshës 18 vjeç dhe më tej, në 14 shtete të ndryshme rreth asaj sesi ndihen rreth cyber-krimeve. Hulumtuesit ishin të interesuar të shohin se çfarë po bëjnë përdoruesit për të mbrojtur vetën para dhe pas sulmit. Rezultatet pasuese ishin të interesuar në atë nëse përdoruesi ndryshon sjelljen për të parandaluar një përsëritje.

Një shumicën e cyber-viktimave, rreth 58%, raportuan se janë ndjerë të zemëruar kur janë sulmuar. Disa të tjerë kanë pasur ndjenja imitimi dhe mashtrimi. Sikurse me krimet tjera, këto viktima kanë tendenca të fajësojnë vetveten për sulmet. Një shumicën ndihet e pambrojtur dhe nuk pret që kriminelët të kapen. Kjo shpesh nënkupton se ata nuk raportojnë krimin, paralajmërojnë miqtë dhe familjen apo diçka tjetër. Përdoruesit raportuan kohën që iu është dashur për të zgjidhur çështjen si pengesën më të madhe, dhe më pas shpjegojnë ndjenjat e marres, stresit dhe mos ofrimin e ndihmës. Sipas raportit, një mesatare prej 28 ditësh duhet për të zgjidhur krimin.

Së paku gjysma e përdoruesve kanë raportuar se kanë qenë një viktimë, që ka përfshirë viruse dhe malware, mashtrimeve online dhe mesazheve peshuese, hakimit të profilit të tyre në rrjet social, përndjekur nga predatorët seksual, vjedhje të identitetit dhe mashtrim me kreditë kartelë. Pavarësisht kësaj 44 për qind kanë raportuar krimin tek policia dhe zakonisht këtë e kanë bërë vetëm kur ka pasur një humbje financiare apo kërcënim për lëndim fizik.

Sipas studimit, pavarësisht faktit se vetëm nëntë për qind e përdoruesve ndihen të sigurt online, 55 për qind e përdoruesve konsiderojnë cyber-krimin një kërcënim potencial. Ata janë të ndershëm rreth informatave të tyre personale, statusit financiar dhe detajeve të kontaktit. Përdoruesit nuk kuptojnë sjelljen e tyre nëse hapin veten ndaj kërcënimeve të sigurisë, siç është shkarkimi i muzikave dhe filmave apo shikimi i fshehtë e e-maileve të dikujt  tjetër. Çuditërisht vetëm gjysma prej të anketuarve thanë se do të ndryshojnë sjelljet e tyre nëse janë një viktimë.

Përdoruesit janë duke tentuar të bëjnë më shumë kujdes, duke shikuar rregullisht deklaratat e kartelave kreditore dhe duke përdorur fjalëkalime të ndryshme për faqe, dhe duke përdorur softuer sigurie. Ata vetëm duhet të jenë më aktiv në këtë aspekt, pasi që sulmi i radhës mund të jetë larg vetëm një klikim.

Lajmet e fundit>