Biznes

Dyfishohen të ardhurat e LG Electonics

Oct 30 2014
0 Shpërndarje
Dyfishohen të ardhurat e LG Electonics

LG company logo is seen following an event during the annual Consumer Electronics Show in Las VegasKompania koreane, LG Electronics Inc. deklaroi se të ardhurat e kompanisë në periudhën korrik-shtator janë dyfish më të larta se një vit më pare.

Prodhuesi numër 2 në botë i televizorëve pas Samsung Electonics Co LTD, tha se fitimet nga shitja e televizorëve u rritën me 5.2% nga një vit më parë. Kompania shtoi se fitimet reflektojnë një performancë të mirë të produkteve të saj.

LG raportoi një fitim prej 461 miliardë, një shifër që i tejkaloi parashikimet e saj. Përkatësisht biznesi i smartfonëve pati një fitim prej 167 miliard won, fitimi më i lartë që prej vitit 2009. Kjo rritje mendohet të jetë falë smartfonit G3. Ndërsa biznesi i televizorëve 131 miliardë nga 124 miliardë që ishin vitin e kaluar.

Ky raport është në kontrast me atë të Samsung, i cili pritet të prezantojë të enjten raportin me shifrat më të ulta në tri vitet e fundit. LG zbuloi se ka shitur 16.8 milion smartfon gjatë tremujorit të tretë, shifër kjo më e ulët se 80 milion smartfonët e shitur nga Samsung. Ky ka qenë padyshim një tremujor tepër i suksesshëm për LG Electronics. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>