Analiza

Dyfishohet numri i shkarkimeve të aplikacioneve në Windows Store

Mar 1 2014
0 Shpërndarje
Dyfishohet numri i shkarkimeve të aplikacioneve në Windows Store

windows-phone-storeTechCrunch ka konstatuar një hollësi që pak është raportuar nga prezantimi i Kongresit Botëror Mobil (KBM) që tregon se si Dyqani Windows i Microsoft-it ka bërë disa rritje shumë të fuqishme gjatë gjashtë mujorit të kaluar.

Në KBM këtë javë Microsoft-i tha që Windows Store ka 4 milionë shkarkime të aplikacioneve gjatë ditës, të cilët TechCrunch e vlerëson me një rritje prej 135 për qind nga 1.7 milionë shkarkimet ditore sa ishin mesatarisht gjatë muajit tetor.

Kjo është një rritje shumë mbresëlënëse, posaçërisht kur dihet që dyqani i aplikacioneve të Apple gjatë vitit të kaluar kishte arritur mesatarisht 5.5 deri 6 milionë shkarkime. Nëse numrat e Windows Store vazhdojnë të rriten sikur ka qenë deri tani, atëherë Microsoft-i do ta ketë më pak të vështirë që t’i bindë zhvilluesit të zhvillojnë për platformat e veta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>