Analiza

Dyfishohet përdorimi i internetit me operatorët telefonikë mobile

Dec 26 2013
0 Shpërndarje
Dyfishohet përdorimi i internetit me operatorët telefonikë mobile

Etja e njerëzve për internet gjatë gjithë kohës thjesht po rritet pa pushim teksa smartfonët bëhen më të shpejtë dhe më të fuqishëm. Këtë vit, konsumatori i zakonshëm amerikan, harxhonte mesatarisht në muaj 1.2 GB internet, sipas raportit të New York Times.

Kjo shifër shënon pothuajse dyfishim krahasuar me një vit më parë, kur ishte 690 MB. Analisti Chetan Sharma, i cili ka kryer studimin, ia atribuon këtë rritje rrjeteve 4G në SHBA si dhe avancimit të smartfonëve, të cilët mund të përpunojnë dhe janë të aftë të funksionojnë edhe me imazhe apo video të mëdha.

Edhe aplikacionet më të sofistikuara luajnë një rol të rëndësishëm. Edhe pse Apple nuk i lejon konsumatorët të shkarkojnë aplikacione me madhësi të lartë vetëm nëse përdorin Wi-Fi, në muajin shtator, kompania e rriti limitin e shkarkimeve nga 50 MB në 100 MB.

Ndërkohë, për pajisjet Android nuk ka limit të tillë. Shumë operatorë telefonikë në SHBA kanë kaluar tashmë nga planet pa limit të internetit në ato me limit, me të vetmin qëllim për të fituar sa më shumë para nga konsumatorët.

Nga ana tjetër, ata ofrojnë plane tarifore pa limit për mesazhe dhe telefona, të cilat mbeten shpeshherë të pakonsumuara nga përdoruesit, në krahasim me paketat e internetit.

Nëse shifrat rriten me këto norma, atëherë nuk do të kalojë shumë kohë para se përdoruesi i zakonshëm të tejkalojë 2 GB apo 3 GB internet në muaj. (PCWorld Albanian)

androidphones_primary-100055488-large

Lajmet e fundit>