Biznes

Dyqan Taxi, portali shqiptar për blerje online

Jul 8 2012
0 Shpërndarje
Dyqan Taxi, portali shqiptar për blerje online

Në jetën e angazhuar dhe të vrullshme të ditëve të sotme, një nga asetet më të çmuara është koha. Në rastet kur duam të bëjmë blerje të rëndësishme, nuk është shumë e volitshme të lëvizim në të katër anët e qytetit për të gjetur produktin më të përshtatshëm dhe çmimin më të leverdishëm për të.

Kjo është një nga arsyet pse teknologjitë janë bërë pjesë e rëndësishme edhe në menaxhimin e financave personale, përmes mundësive për të blerë në distancë.

Përdorimi i shërbimeve të blerjes në distancë po njeh përdorim në rritje edhe nga shqiptarët, por deri tani kryesisht përmes portaleve globale, të llojit e-bay.

Përdorimi i këtyre portaleve, përveç avantazheve, si llojllojshmërisë së produkteve dhe e çmimeve, ka edhe kufizime që lidhen me mënyrën e pagesës apo me vështirësitë për të reklamuar probleme të mundshme të produktit, kur ai dorëzohet. Andaj, sipërmarrja ka lëvizur dhe jua ofron shqiptarëve mundësinë e blerjeve në distance shumë afër.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, në Shqipëri është regjistruar kompania e parë e blerjeve online, Net Trade Albania, që ofron shërbimet e saj përmes markës Dyqan Taxi, në protalin www.dyqantaxi.com. Adresa në internet e kësaj kompanie është një katalog ku mund të zgjidhni një gamë të gjerë produktesh, që nga pajisjet elektronike dhe të TI-së e deri tek produktet e kujdesit personal dhe bizhuteritë.

Përmes portalit të Dyqan Taxi mund të blini edhe pa pasur një kartelë për blerje online apo qoftë edhe pa pasur një llogari bankare. Kjo është e rëndësishme, sepse megjithë rritjen e viteve të fundit, përdorimi i kartave dhe shërbimeve të tjera të avansuara bankare në Shqipëri ende është pak i përhapur. Pa llogaritur faktin që shumë blerës janë të rezervuar ndaj pagesave online, nga frika e mashtrimeve të mundshme. Në Dyqan Taxi, blerjet ju mund t’i porososni ose përmes telefonit, ose direkt përmes portalit dhe pagesën mund ta kryeni në momentin e dorëzimit të produktit. Përmes portalit, porositë mund të kryhen gjatë 24 orëve të ditës.

Përveç kursimit të kohës, blerjet në distancë përgjithësisht ofrojnë edhe çmime më të lira. Kompanitë si Dyqan Taxi, që zhvillojnë aktivitet tregtar përmes internetit, kanë kosto më të ulëta operative, sepse nuk duhet të paguajnë për mbajtjen e njësivë të shitjes apo të një stafi të madh. Kjo ju jep mundësinë që të ofrojnë çmime më të ulëta krahasuar me subjektet që ofrojnë shitje direkte.

Në Dyqan Taxi mund të gjeni produktet e markave të njohura globale, me çmime më të lira dhe me afat garancie që, në varësi të produktit, shkon deri në dy vjet. Dyqan Taxi ju njeh gjithashtu të drejtën për ta kthyer mallin e blerë. Nëse ndodheni në Tiranë, keni të drejtë të mos e pranoni produktin e porositur, nëse nuk është sipas përshkrimit të dhënë nga shitësi.

Gjithashtu, kudo që të ndodheni ju mund ta ktheni produktin pa e hapur nga amballazhi dhe pa e dëmtuar, brenda 3 ditëve nga dorëzimi. Nëse e ktheni produktin pa ndonjë arsye, mund ta ndërroni me një produkt tjetër. Në rastin kur produkti nuk është sipas përshkrimit dhe specifikave të dhëna më parë, atëherë ju mund të kërkoni riimbursim. Pra, Dyqan Taxi është një mundësi për të kursyer kohë dhe para, përmes blerjes në distancë, por njëkohësisht me garancitë e nevojshme se do të merrni porosinë pa probleme dhe ashtu siç e keni kërkuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>