Biznes

Dyqanet e Apple shesin 25 % të të gjithë pajisjeve iPhone

Nov 28 2013
0 Shpërndarje
Dyqanet e Apple shesin 25 % të të gjithë pajisjeve iPhone

photo_boylston_20080515Sipas një raporti në AllThingsD nga Consumer Intelligence Research Partners, dyqanet e Apple shesin 25 për qind të të gjithë pajisjeve iPhone në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 11 për qind e të gjithë telefonëve të shitur me pakicë.

Derisa bartësit ende shesin shumicën e të gjitha telefonëve celularë, Best Buy ka 13 për qind të shitjeve të telefonëve celularë dhe shitësit e kutive të mëdha, Walmar, Costco dhe Target kanë 12 për qind të shitjeve të tyre.

Natyrisht, dyqanet e Apple shesin vetëm iPhone, ndërsa Best Buy dhe shitësit e tjerë me pakicë shesin nga të gjithë bartësit dhe platformat, duke përfshirë pajisjen iPhone.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, e kishte kthyer si prioritet rritjen e përqindjes së pajisjeve të shitura iPhone në dyqanet e Apple.

Në korrik, ai foli me shitësit me pakicë rreth “zhvillimit të nxitjeve të reja edhe për konsumatorët që blejnë iPhone edhe për dyqanet e Apple që shesin telefonë.” Me 25%, dyqanet e Apple janë vendi më i zakonshëm ku shiten pajisjet iPhone, që është përpara AT&T me 21%, Verizon me 18% dhe Best Buy me 13%. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>