Lajmet

Dyqanet e kompanisë UPS, shënjestër e piratëve kibernetikë

Aug 23 2014
0 Shpërndarje
Dyqanet e kompanisë UPS, shënjestër e piratëve kibernetikë

140821025322-ups-store-620xaUPS ka deklaruar se dyqanet e saj në 24 shtete të ndryshme kanë qenë shenjestër e sulmeve kibernetike. Në shumicën e dyqaneve sulmi u zhvilluar në periudhën midis datës 26 mars dhe 11 gusht, kur këto sulme u eliminuan.

Deri tani asnjë mashtrim nuk është bërë nëpërmjet informacionit të vjedhur, por emrat e klientëve, adresat postare, adresat e e-mailit dhe kartat e kreditit janë të kompromentuara.

Tim Davis, presidenti i UPS Store në një deklaratë kërkoi falje tek përdoruesit mbi këtë sulm dhe dëmet që ju shkaktuan atyre. Ai deklaroi se kompania po merret mbi problemet e shkaktuara nga ky sulm dhe se çdo gjë do të rregullohet së shpejti. Çdo dyqan i UPS përdor sisteme operative në kompjuterët e tyre, të cilat janë të ndara dhe të pavarura nga njëra tjetra.

Kjo ka qenë një ndër arsyet kryesore që sulmi mbi UPS është limituar në vetëm 24 dyqane. Sulmi mbi UPS nuk është hera e parë që ndodh, pasi ka pasur shumë raste të tjera kur piratët nëpërmjet sulmeve të tilla kanë vjedhur informacionet e përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>