Biznes

Dyqanet e rinj inteligjent të eBay cilësohen si e ardhmja e blerjeve

Nov 28 2014
0 Shpërndarje
Dyqanet e rinj inteligjent të eBay cilësohen si e ardhmja e blerjeve

Screen_Shot_2014-11-27_at_7.10.39_PM.0.0Vitin e fundit marka eBay duket sikur e humbi pak suksesin e saj. Ajo ra viktime e një sulmi të rëndë kibernetik dhe lajmëroi se do të ndahej nga PayPal. Megjithatë kompania ka regjistruar rritje në të ardhura duke i dhënë mundësinë asaj të rivitalizohet. “Aventura” më e fundit e eBay është bashkëpunimi me dizajneren Rebecca Minkoff për ndërtimin e një rrjeti të ri dyqanesh inteligjentë në New York dhe San Françisko.

Këta dyqane priten të sjellin një epokë të re. Ata do të jenë të ndërtuar me pasqyra gjigante që mund të përdoren edhe si ekrane me prekje. Në këta ekrane klientët mund të shohin tendencat e fundit të modës ose të shohin të gjitha produktet e kompanisë.

Gjithashtu me anë të prekjes në ekran ata do mund të zgjedhin nga moria e produkteve, veshjet që duan të provojnë në dhomën e provës, kur të gjitha veshjet që keni zgjedhur të jenë gati do të njoftohen me një mesazh të shkurtër. Madje ndërkohë që prisni, mund të porosisni një pije falas. Dhoma e veshjes ka gjithashtu një pasqyrë gjigante që mund të përdoret dhe si ekran ku klientët mund të ndryshojnë ndriçimin për të parë se si veshja do të duket në kushte të ndryshme. Nëqoftëse nuk është zgjedhur ngjyra e duhur atëherë dhoma e njeh veshjen përmes një kodi dhe një punonjës do t’ju sjellë ngjyrat e tjera të disponueshme.

Jo vetëm kaq…”pasqyra magjike” do t’ju sugjerojë dhe aksesorët që shkojnë me veshjet tuaja. eBay gjithashtu por bën përpjekje për të ofruar rekomandime të personalizuara rreth veshjes në dyqanet e saj offline. Pasi ju të keni mbaruar me blerjet tuaja mund të paguani direkt me PayPal. Disa ekspertë të fushës u shprehen shumë skeptikë përsa i përket kësaj çështje por pasi ata provuan eksperiencën e blerjes në këta dyqane në San Françisko ndryshuan menjëherë qëndrim. (PCWorld Albanian)

Tags >

eBay
Lajmet e fundit>