Lajmet

Dyqani Google Play tani ka seksion të posaçëm për aplikacionet për Android Wear

Jul 4 2014
0 Shpërndarje
Dyqani Google Play tani ka seksion të posaçëm për aplikacionet për Android Wear

up-close-moto-360Në Google I/O, kompania e vuri në dispozicion platformën për zhvillim të softuerëve (SDK) duke iu mundësuar zhvilluesve që të integrojnë platformën e tyre Android Wear të Google me pajisjet dhe aplikacionet e tyre.

Gjatë ditës së sotme, shumë aplikacione, duke përfshirë aplikacione të palës së tretë si Duolingo dhe Pinterest janë më në fund në një seksion të dedikuar në dyqanin Google Play.

E lajmëruar së pari në muajin mars, Android Wear është platforma e posaçme e Google për orët e mençura dhe tashmë ka gjetur mjaft shumë përkrahje nga prodhuesit e pajisjeve si LG, Motorola dhe Samsung.

Google gjatë ditës së sotme lëshoi Google Play Service 5.0 që paraqet një bashkësi të API-ve për ta bërë më të lehtë komunikimin me aplikacione që punojnë në pajisjet që mund të vishen dhe që përdorin Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>