Lajmet

Dyqani i aplikacioneve iOS, App Store, ka rritur limitin e madhësisë aplikacioneve në 4 GB

Feb 14 2015
0 Shpërndarje
Dyqani i aplikacioneve iOS, App Store, ka rritur limitin e madhësisë aplikacioneve në 4 GB

ios_7_app_store_icon-100054252-large

Apple sapo ka ndryshuar një prej politikave më të rëndësishme të dyqanit të aplikacioneve iOS, App Store. Kompania amerikane sapo ka dyfishuar limitin e madhësisë së aplikacioneve. E thënë ndryshe, ata që zotërojnë një iPhone ose iPad me hapësirë të dhënash të limituar duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë shkarkimit të aplikacioneve.

Apple zyrtarisht bëri të ditur këtë javë se po rriste madhësinë maksimale që mund të ketë një aplikacion nga 2 GB në 4 GB. Kjo është hera e parë që po ndryshohet limiti në App Store që nga debutimi në 2008.

Po kush përfiton nga ky ndryshim? Politika e re e madhësisë së aplikacioneve sjell avantazhe të shumta për konsumatorët dhe zhvilluesit. Kjo do të rezultojë në aplikacione më të pasura, më cilësore që do të vënë në funksion të gjithë kapacitetin e harduerëve aktual që gjenden në smartfonët tanë. Natyrisht në mënyrë që aplikacionet të jenë më cilësore, kërkojnë edhe resurse më të larta në aspektin e harduerit siç është hapësira e të dhënave.

Duhet të përmendim edhe disa nga disavantazhet e politikave të reja. Për shembull, dime që një iPhone 5C është i disponueshëm në një variant 8GB. Nëse një përdorues i këtij modeli shkarkon një aplikacion 4 GB, kjo do e linte përdoruesin me vetëm 1 GB hapësirë së disponueshme duke pasur parasysh se 3 GB zihen nga vetë sistemi operativ iOS. Madje edhe përdoruesit e një iPhone 16 GB rrezikohen të ngelen pa hapësirë të disponueshme. Një pjesë e madhe e aplikacioneve nuk kërkojnë medoemos 4GB hapësirë. Një aplikacion normal si Facebook zë vetëm 64.7 MB ndërsa Instagram vetëm 12.4 MB.

Duhet të keni parasysh diçka se ky ndryshim aplikohet vetëm kur gjendeni të lidhur tek një rrjet Wi-Fi. Limiti prej 100 MB për shkarkimet e aplikacioneve në rrjetet celulare nuk është shfuqizuar.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>