Biznes

Dyqani i aplikacioneve nga Amazon paraqet një rritje të qëndrueshme

Jun 17 2014
0 Shpërndarje
Dyqani i aplikacioneve nga Amazon paraqet një rritje të qëndrueshme

kindlefirehdx89-2040-17.0_standard_640.0Kompania Amazon pritet të zbulojë smartfonin e parë të saj gjatë ditës së mërkurë. Por përpara se mediat dhe konsumatorët e Amazon-it të mbërrijë në Seattle për ngjarjen e madhe, kompania ka kaluar ditën e hënë duke biseduar rreth aplikacioneve.

Janë disa statistika të matura më të rëndësishme se sa numri dhe përzgjedhja e aplikacioneve kur të vlerësohet ekosistemi i një telefoni dhe Amazon dëshiron që bota ta dijë që është duke dalë mirë në të dy pikat.

Dyqani i aplikacioneve App Store i Amazon, që mban aplikacione që mund të përdoren nga hardueri Kindle Fire e po ashtu edhe shumica e pajisjeve me Android, pothuajse është trefishuar gjatë vitit të kaluar, ka lajmëruar kompania gjatë ditës së hënë. Në përgjithësi, janë mbi 240 mijë aplikacione dhe lojëra në dispozicion dhe Amazon thotë që është duke operuar në “gati” 200 shtete. Duke supozuar që i njëjti treg i aplikacioneve që do të shihni në smartfonin e ardhshëm, nuk është befasi që Amazon flet për këto shifra përpara se Jeff Bezos të dalë në skenë për ta prezantuar telefonin e ri.

Sa për krahasim, Windows Phone Store i Microsoft-it ka arritur 200 mijë aplikacione gjatë muajit dhjetor. Ky është krahasimi më i lehtë për Amazon, pasi Android dhe iOS mbajnë një numër të madh të aplikacioneve, duke qenë përpara të dy kompanive, pra Microsoft dhe Amazon. Konsumatorët që përdorin ose App store ose Google Play mund t’iu qasen më tepër se 1 milion aplikacioneve. Ky sukses i pabesueshëm ka çuar që zhvilluesit t’iu japin përparësi përpjekjeve të tyre rreth këtyre platformave, nganjëherë duke e lënë Windows Phone-in dhe Appstore-in e Amazon-it si një alternativë jo edhe aq tërheqëse.

Sa i përket cilësisë së aplikacioneve, Amazon duket të jetë mirë. Shërbimet e veta kryejnë një pjesë të madhe të nevojave mediatike për konsumatorë: në të ka Instant Video për filma dhe TV, Cloud Drive Photos për ruajtje dhe shpërndarje të fotografive dhe tani Prime Music për të ofruar miliona këngë.

Mbetet të shihet nëse Amazon do të lë aplikacionet esenciale si Instagram, Snapchat, WhatsApp dhe Facebook Messenger gati për telefonin e vet; asnjëri nga ta për momentin nuk ekzistojnë për tabletët Kindle. Për të kuptuar më mirë rreth ofertave për aplikacione nga Amazon do të na duhet të presim për ngjarjen e të mërkurës. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>