Lajmet

Dyqani i aplikacioneve Nokia Store do të ndalojë së funksionuari

Nov 19 2014
0 Shpërndarje
Dyqani i aplikacioneve Nokia Store do të ndalojë së funksionuari

nokia-storeTeksa kompania Microsoft vazhdon përpjekjet e saj për të larguar brendin e Nokia-s nga telefonët e saj, Nokia Store po bëhet gati ti thotë lamtumirë telefonëve të parametrave të ulët. Tashmë marka Nokia nuk është më pjesë e smartfonit më të fundit të kompanisë Lumia 535. Microsoft ka vendosur që të ndalojë së funksionuari dyqanin e aplikacioneve Nokia Store nga gjysma e parë e vitit të ardhshëm.

Nokia Store bën të mundur që përdoruesit e telefonëve të serive Asha, Symbian dhe Nokia X të shkarkojnë aplikacione në pajisjet e tyre. Bazuar në statistikat e dy viteve më parë, dyqani i aplikacioneve përballej me 15 milion shkarkime ditore. Por përdoruesit do të kenë akses tek këto aplikacione përmes një softueri të Opera-s si pjesë e marrëveshjes mes Microsoft dhe kësaj të fundit. Duke filluar nga tre mujori i parë i vitit 2015, përdoruesit do të ridrejtohen për në dyqanin e aplikacioneve mobile Opera i quajtur ndryshe “Opera Mobile Store”, i cili aktualisht numëron 300,000 aplikacione.

Migrimi i përdoruesve për në dyqanin Opera Mobile Store pritet të kompletohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, kur Nokia Store të ndalojë së funksionuari. Që të dy, Microsoft dhe Opera po kërkojnë metoda për ti ndihmuar zhvilluesit të zhvendosin përmbajtjet e tyre, dhe kjo do tu komunikohet zhvilluesve përpara se të ndodhë tha Opera në një qëndrim. Përsa i përket përdoruesve që kanë paguar për aplikacionet nga Nokia Store, Opera tha se kompani do të punojë afërsisht me zhvilluesit për të zbuluar zgjidhjen më të mirë për përdoruesit.

Opera shtoi se konsumatorët nuk duhet të fshijnë aplikacionet e blera më parë pasi të ndodhë edhe kalimi sepse do tu duhet ti blejnë përsëri. Kjo nuk është hera e parë që Opera dhe Microsoft po bashkëpunojnë. Në muajin gusht, që të dy kompanitë përfunduan një marrëveshje për të përdorur shfletuesin Opera Mini si shfletuesi zyrtar për telefonët e parametrave të ulët dhe seritë Asha. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>