Lajmet

Dyqani i aplikacioneve të Amazon do të vijë në Blackberry 10.3

Jun 19 2014
0 Shpërndarje
Dyqani i aplikacioneve të Amazon do të vijë në Blackberry 10.3

gsmarena_001 (1)Kur të jetë i disponueshëm nga fundi i këtij viti, platforma mobile Blackberry OS 10.3 do të vijë me një aplikacion të pre instaluar dhe bëhet fjalë për Amazon Appstore (dyqanin e aplikacioneve të Amazon).

Ky dyqan do të jetë pjesë e botës Blackberry-t, ku do të vazhdojë të ofrojë aplikacione të tilla fansave të tij që janë përdorues të prodhuesit kanadez të smartfonëve. Me këtë lëvizje, Blackberry po e rrit fuqishmit përzgjedhjen e aplikacioneve të Android-it që mund të instalohen në platformën e Blackberry.

Ky lajm është i rëndësishëm ngaqë Amazon po trefishon numrin e aplikacioneve të disponueshme në dyqanin e saj të aplikacioneve. Edhe është paksa interesante që Blackberry e jep këtë informacione në ditën që Amazon zbuloi smartfonin e saj të parë. Plot 240,000 aplikacicone në dyqanin e Amazon do të ndihmojnë Blackberry-n të krijojë një diferencë mes saj dhe platformave më të mëdha të ditëve të sotme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>