Lajmet

Dyqani me aplikacione për Google Glass pritet të vijë vitin e ardhshëm

Sep 5 2013
0 Shpërndarje
Dyqani me aplikacione për Google Glass pritet të vijë vitin e ardhshëm

Google-Glass-appGjatë vitit të ardhshëm është planifikuar që Google Glass të marrë dyqanin e vet të aplikacioneve.

Lajmi i shumëpritur ishte zbuluar së pari gjatë fundjavës në Revistën e New York Times dhe Google ka konfirmuar këtë gjë për blogun Marketing Land.

Google nuk dha përgjigje menjëherë gjatë të martës. ritet që dyqani i aplikacioneve për Google Glas të dalë vitin e kaluar dhe siç shkruan autori në New York Times, Clive Thompson, një datë e lëshimit të dyqanit në 2014-ën ka kuptim pasi që Syzet do të jenë në dispozicion për publikun e përgjithshëm në atë kohë.

A do të jetë dyqan më vete ky, apo do të lidhet me Google Play? Cili do të jetë procesi për të futur aplikacione në dyqan? Këto janë në mesin e pyetjeve të cilat duan një përgjigje.

Shtimi i një dyqani tjetër të aplikacioneve dhe adoptimi më i madh i Syzeve mund të rrisin në mënyrë të madhe përdorimin e kësaj teknologjie të Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>