Lajmet

Dyqani online Samsung Apps tani do të njihet me emrin Galaxy Apps

Jul 11 2014
0 Shpërndarje
Dyqani online Samsung Apps tani do të njihet me emrin Galaxy Apps

gsmarena_001 (1)Kompania teknologjike Samsung lajmëroi për përditësimet dhe ndryshimet që do t`i bëhen dyqanit virtual App Store. Samsung deklaroi se dyqani virtual App Store, që nga dita e sotme do të njihet me emrin Galaxy Apps. Përditësimet më të fundit që ju bënë App Store krahas vendosjes së një emri të ri janë ndryshimi i dizajnit, rritja e shpejtësisë si dhe lehtësimi në përdorim.

Përditësimi nuk do të ndryshojë asgjë në llogarinë tuaj, kështu që të gjitha aplikacionet që ju keni blerë më parë, do të jenë përsëri në profilin tuaj. Çdo telefon inteligjent Galaxy po përditëson dyqanin virtual App Store. (PCWorld Albanain)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>