Biznes

Dyqani Windows Phone App zgjerohet në 37 shtete

Dec 15 2012
0 Shpërndarje
Dyqani Windows Phone App zgjerohet në 37 shtete

windows phoneMicrosoft sapo ka zgjeruar dyqanin e aplikacioneve të Windows Phone, duke shtuar 37 shtete të reja nga e gjithë bota, veçanërisht ne Afrikë dhe Azi.

Lista e plotë është si më poshtë:

Angolë, Armeni, Bangladesh, Benin, Burkina Faso, Burundi, Kamerun, Çad, Kongo (DRC), Republika Domenikane, El Salvador, Guinea, Haiti, Honduras, Kenia, Liehtenshtajn, Madagaskar, Malavi, Malajzi, Mali, Mozambik, Nikaragua, Niger, Pakistan, Paraguaj, Ruanda, Senegal, Sierra Leone, Somali, Taxhikistan, Tanzani, Togo, Turkmenistan, Ugandë, Jemen, Zambi, dhe Zimbabve.

Dyqani i aplikacioneve është tashmë disponibël në 191 tregje mbarëbotërore, ndderkohë që versioni ueb i tij është disponibël në 112 tregje.

Microsoft ka prezantuar gjithashtu edhe disa karakteristika të reja të App Store, përfshi kërkimin universal dhe mbështjetjen për instalimin e aplikacioneve përmes kartës SD. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>