Lajmet

E ardhmja e energjisë në pajisje, bateri litium-ajër

Apr 6 2010
0 Shpërndarje
E ardhmja e energjisë në pajisje, bateri litium-ajër

Bateritë litium-ajër do të ofrojnë tri herë më shumë densitete të energjisë sesa bateritë e tanishme me jone të litiumit të cilat gjinden në pajisjet tona elektronike.

Bateritë litium-ajër janë të ngjashme në formë me bateritë me litium-jone por ato në bazë të procesit elektrokimik lidhin një anodë të litiumit me oksigjenin atmosferik përmes një katode të ajrit me bazë të karbonit. Në vend të përdorimit të komponentëve të rënda që gjenden tek një bateri litium-jone.

Bateritë litium-ajër nuk janë ende realitet komercial pasi që ka mungesë të kuptimit të llojeve të materialeve që duhet të përdoren për elektroda.

Megjithatë hulumtuesit nga MIT janë duke bërë hulumtime në këto fusha dhe po shpresojnë që të gjejnë një aliazh më pak të kushtueshëm sesa ai që përdoret në elektrodat e tanishme, përkatësisht zëvendësim të arit dhe platinit.

MIT-të kanë zhvilluar një bateri eksperimentale litium-ajër që ka dalje dhe hyrje anash saj për të ofruar një qarkullim të ajrit për operimin e baterisë.

Lajmet e fundit>