Softuer

E ardhmja e GIMP: fjalë zyrtare nga zhvilluesit

Jan 12 2011
0 Shpërndarje
E ardhmja e GIMP: fjalë zyrtare nga zhvilluesit

Në këtë faqe, në pjesën për lajmërime shkruhej:

Skuadra zhvilluese e projektit GIMP ka bërë disa qartësime rreth gjendjes së tanishme të GIMP 2.8 dhe gjithashtu ka komentuar për projektet në një të ardhme të afërt:

  • * GIMP 2.8 është i bllokuar nga mungesa e veçorive në ndryshimin e fundit në ndërfaqen e përdoruesit dhe nga thyerja e mbështetjes për tabletat grafike në GTK+.
  • * Zhvilluesit dëshirojnë të ju sigurojnë që çdo gjë është duke punuar nga kutia, kështu që ata do të shpenzojnë kohë për të ndërtuar një lëshim që punon për të gjithë.
  • * Planet për të ardhmen: Pas GIMP 2.8, plani është marrja e veçorive dhe përfitimeve nga GEGL tashmë i zbatuar që pastaj do të mundësojë editime të fotografive jo të dëmshme në një nivel profesional.
  • * Shumë punë: Ka ende planifikime për të ardhmen, por GIMP vërtet ka nevojë për më shumë zhvillues për t’i kryer të gjitha gjërat. Bashkohuni në listën postale ose në kanalin zyrtar në IRC.

Siç shihet, ky projekt është duke ecur mbarë por ka nevojë për më shumë dashamirës që të ndihmojnë në kryerjen e planeve për të ardhmen. Të interesuarit do të mund të bashkoheshin në listën postale, që është e hapur, për të marrë lajmërime apo në kanalin zyrtar për biseda në IRC./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>