Vëzhgim

E ardhmja e lajmeve online do të jetë shoqërore

May 10 2011
0 Shpërndarje
E ardhmja e lajmeve online do të jetë shoqërore

Studimi përshkruan rëndësinë e përdoruesit të “zakonshëm” duke e quajtur atë një njeri që viziton një faqe lajmesh vetëm disa herë në muaj dhe që kalon më pak se 5 minuta aty, dhe në bazë të të anketuarve rreth 34 për qind prej tyre i takojnë kësaj kategorie, kurse një përqindje më e vogël prej 7 deri në 18 për qind në faqe si CNN.com, përshkruhen si lexues besnik apo “lexues të fuqishëm”.

Faqet kryesore janë pjesët më të lexuara të shumicës së ueb faqeve, ndërsa video online qëndron  në vendin më të ultë në listën e faqeve më të shikuara të përdoruesve të internetit. Jo befasisht Google vazhdon të jetë pika primare hyrëse për shumicën e faqeve të lajmeve. Google Search dhe Google News vazhdojnë të sillen si shtytës të trafikut në ueb faqe (përgjegjëse për një mesatare prej rreth 30% të trafikut të tërësishëm). Megjithatë Facebook përshkruhet si një “lojtar kyç në lajme” duke nxitur trafik tek të gjitha faqet.

Ky lajm natyrisht do të jetë interesant për portalet online në Kosovë e Shqipëri të cilat natyrisht se duhet të forcojnë pozitën e tyre në treg dhe të vazhdojnë të lidhin rrjetet sociale me to. E sa për krahasim shumica e ueb faqeve nga Kosova veçse kanë implementuar tërësisht rrjetet sociale në to, kurse ato të Shqipërisë ende janë larg kësaj dhe shumë prej tyre kanë nevojë për përpunim të plotë të dizajnit.

Studime të këtilla janë të rëndësishme dhe janë faktor që përcaktojnë pozitën e një mediumi në treg, dhe duke pasur parasysh natyrën e PCWorld Albanian që trajton vetëm lajme nga sektori i teknologjisë informative, nuk qëndrojmë keq me statistika krahasuar me faqe tjera gjithëpërfshirëse.

Por përderisa ueb faqet e huaja arrijnë të kthejnë në të hyra financiare vizitat e lexuesve kjo gjë vazhdon të jetë problematike për tregjet tona, dhe burimi i vetëm financiar tani për tani vazhdon të jetë marketingu… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>