Analiza

E ardhmja e Mac: GPU-të

Dec 3 2010
0 Shpërndarje
E ardhmja e Mac: GPU-të

Apple sigurisht që do të vazhdojë të jetë një forcë shtytëse në marrjen e çipave të grafikës më shumë për lojëra. Por kjo nuk është e gjitha ajo që do të presim në vitet e ardhshme.

Harduer

Apple ka përdorur kartelat grafike të nVidia për vite me rradhë në laptopët e saj; iMac-ët përdorin GPU-të nga AMD. Por këto sisteme mund të ndryshohen gjithsesi, në varësi të procesorit.

Kjo për shkak se gjenerata e ardhshme e procesorëve të Intel-it, Sandy Bridge, ndërton bazën e grafikës mbrenda në çipin e procesorit – e para për Intel. Pjesë e këtij thelbi të ri është një dekoder i shpejtë dhe i aftë për video dhe sisteme që mundëojnë shfaqjen e videove të definicionit të lartë. Plus, e gjithë pakoja e Sandy Bridge – CPU dhe GPU – janë jashtëzakonisht të lehta në konsumin e energjisë.

AMD, gjithashtu, është duke ndërtuar linjën e grafikës brenda CPU-ve. Apple ka qenë deri tani urrejtës për të përdorur këto CPU, por nuk ka arsye që ajo nuk mundet.

Edhe AMD edhe nVidia priten të shkojnë në një proces me prodhimin e çipave 28-nanometra në vitin 2012, dhe mund të lëvizin në 22 nm pas kësaj. Të dy shitësit do të jenë në gjendje të paketojnë më shumë fuqi në pako më të vogla që përdorin shumë më pak energji.

Kjo do të thotë se Desktop-ët siç janë iMac-ë,t mund të mbështesin sistemin e kartelave grafike siç është sistemi i rivalit nVidia GTX 480. Kjo, nga ana tjetër, do të thotë që përdoruesit e aplikacioneve siç janë iMovie dhe iPhoto mund të përgjigjen shumë më shpejt: në vend që të marrin disa orë për të kthyer një film nga një formë tjetër, gjë e cila merrte disa minuta kohë.

Me Mac Pro, qielli është kufiri. nVidia kohët e fundit filloi të ofrojë linjën e saj të kartave Quadro duke ofruar performancë për Mac Pro, duke e bërë kështu sistemin shumë më tërheqës për krijuesit profesional të përmbajtjeve.

Është një problem si faktorë kryesor për disa pengesa në performancë: nxehtësia. Sa më e shpejtë kartela grafike që është, aq më shumë rritet prodhimi i nxehtësisë. Në hapësirat e mbyllura të laptopëve të gjitha-në-një siç është iMac, nxehtësia nuk ka ku të shkojë. Kështu që Apple nuk mund të bjerë kartelat më të rejat dhe më të shpejtat brenda sistemit të tyre. Një nVidia GTX 480 – i cili aktualisht paraqet hapin me kohën – tërheq më shumë rrymë dhe energji se sa një iMac i tëri.

AMD dhe nVIdia janë të vetëdijshëm për këto çështje. Të dyja kompanitë kanë filluar të ndërtojnë kartela të grafikës diskrete që përdorin sa më pak energji dhe rrymë, përderisa ofrojnë performancë shumë më të madhe. Tashmë, nVidia ka paraqitur një hartë dhe plan për gjeneratën e ardhsme të arkitekturave të GPU-ve që ofrojnë performancë të dyfishtë për wat në linjën e rrymës; tre vjet prej tani, kompania premton ta rrisë atë në gjashtë herë të linjës aktuale.

Softueri

Ndërkohë, tendencat për përdorimin e GPU-ve më shumë se grafika do të vazhdojnë ta fitojnë vrullin. Zhvilluesit e programeve janë duke kërkuar atë energji për përdorimin e transkodimit të videove dhe editimit të fotove. Sistemi Mercury i Adobe Premiere Pro CS5, për shembull, përdor GPU-në për preview në kohë reale në rezolucion të plotë, pa pritur kohë të gjatë për render në editimin e videove komplekse. Në të njejtën kohë, Firefox dhe Chrome do të mbështesë përshpejtimin e harduerit për video dhe 3D, përmes HTML5 dhe WebGL.

Janë disa standarde që konkurrojnë për përdoruesit e përgjithshëm të kompjuterëve me GPU – por Apple duket se është duke provuar të luajë lojën në të dyja palët. Apple ishte autori origjinal i OpenCL për llogaritjen e ndërfaqes, e cila nuk përdorë GPU në editimin e videove, editimin e fotove dhe përmbajtjeve të tjera; OS X e ka mbështetur këtë që nga Snow Leopard. Ndërkohë, GPU-të e nVidia mbështesin standardin e CUDA – por siç e kemi përmendur më heret, OS X e mbështet atë, gjithashtu.

Rezultati: kartelat grafike dhe sistemet e reja të softuerit të përditësuar do të dhurojnë avantazh dhe përfitime të reja jo vetëm për gejmerët, por edhe për përdoruesit e Mac, gjithashtu./pcworld.al

Lajmet e fundit>