E ardhmja e Microsoft Xbox TV nuk është më e sigurt

May 13 2013
0 Shpërndarje
E ardhmja e Microsoft Xbox TV nuk është më e sigurt

Xbox TVGjatë muajve dhe viteve të kaluara, Microsoft-i është përfolur se po mendon seriozisht për krijimin e një produkti të ashtuquajtur “Xbox TV”, i cili do të ishte një set top box i vogël që do të kishte komponentët e Windows 8, do të lidhej në formë streaming me TV si dhe do të luante lojëra Xbox.

Sipas një prej burimeve të Wall Street Journal, e ardhmja e këtij produkti është tashmë e pasigurt, madje Microsoft-i mund ta ndërpresë planin për zhvillimin e tij.

Shqetësimi parësor mbetet në aspektin se sa konkurrues mund të rezultojë ky produkt në një treg me konkurrencë të ashpër, kundrejt produkteve si $100 Roku dhe Apple TV.

Pra, në një treg ku së shpejti do të qarkullojë edhe versioni i ri i Xbox, nuk mbetet shumë hapësirë për një Xbox TV. Fillimisht ishte planifikuar që ky i fundit të hidhej në treg së bashku me Xbox-in e ri, gjë që duket se me shumë mundësi nuk do të ndodhë.

Gjithsesi, disa analistë kanë argumentuar se ideja e një televizori Xbox nuk ishte edhe aq e keqe në fund të fundit, por problemi qëndron në hapësirën që mund të gjejë ose jo ky produkt në tregun aktual.

Samsung krijon televizorin që mund të transmetojë dy shfaqje në të njëjtën kohë

Ndoshta mund t’i jepet jetë në të ardhmen e largët, por ajo që mbase duhet të bëjë Microsoft-i është t’i vendosë një emër më të përshtatshëm, për të mos e ngatërruar ashtu siç po ndodh së fundmi me Windows RT dhe 8. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>