Lajmet

E ardhmja e sigurisë kibernetike dhe inteligjenca artificiale

Jun 6 2017
0 Shpërndarje
Gjithnjë e më shumë sjelljet e sulmuesve kibernetikë janë në shënjestër të teknikave të machine learning E ardhmja e sigurisë kibernetike dhe inteligjenca artificiale Photo Source: Klorenta Janushi

Për komunitetin e sigurisë kibernetike, filmi “Ghost in the Shell” është një paraqitje e së ardhmes së fushës. Edhe pse kemi ende shumë rrugë për të bërë, themelet për bashkëpunimin e njeriut dhe makinës janë vendosur.

Inteligjenca artificiale (IA) është bërë aq e rëndësishme për industrinë sa që marrëdhëniet tashmë konsiderohen simbiotike. Ndërkohë që numri dhe kompleksiteti i kërcënimeve dhe sulmeve rritet, organizatat gjithmonë e më shumë po kërkojnë zgjidhje tek IA për të përmirësuar sjelljen e tyre kundrejt sigurisë.

IA mund të përkufizohet si aplikimi i shkencës së të dhënave dhe machine learning për zgjidhjen e një serie problemesh specifike. Por niveli i inteligjencës së IA nuk duhet ngatërruar me imazhin që kanë përcjellë filma si “Skynet” apo “HAL 9000”. E thënë më thjesht, machine learning lejon sistemet jo-humane, të interpretojnë dhe të përshtaten ndaj ndryshimeve, duke u bazuar zakonisht në informacionin që i ofrohet sistemit.

Në të vërtetë, përparimet e machine learning kanë përmirësuar aftësitë e sistemeve për të detektuar sulmet ransomware, malware dhe sulmet e avancuara të targetuara. Duke absorbuar, analizuar dhe kontekstualizuar të dhënat në lidhje me aktivitetin, si trafiku i rrjetit, IA mund të dallojë më mirë shenjat e para të sulmeve potenciale.

Gjithnjë e më shumë sjelljet e sulmuesve kibernetikë janë në shënjestër të teknikave të machine learning. Sot, roli i IA në sigurinë kibernetike është sigurimi i inteligjencës së automatizuar. Kjo, nga ana tjetër, i ndihmon njerëzit të reagojnë më shpejt dhe me më shumë mençuri sesa në fillim. Megjithatë, me zbulimin e kohëve të fundit të Elon Musk për implantet e trurit të njeriut, besoj se ky proces do të njohë zgjerim. Në një të ardhme të afërt, asi nën mëngë do të jetë padyshim komunikimi i sensorëve me valë me implantet neural lace.

Në fund të ditës, vendimi final i përket njeriut, edhe pse vendimet më të shpejta e më të sakta kërkojnë ndërveprimin e tij me IA. Në të ardhmen, të dy së bashku duhet të punojnë për të penguar suksesin e sulmuesve kibernetikë. Në termat kinematografikë, keni nevojë për një Robocop në vend të Terminatorit – ose për një Terminator të kontrolluar nga njeriu. Dhe pas një dekade, bashkëpunimi trup-mendje nuk do të jetë vetëm fantashkencë… /PCWorld Albanian

Author: Klorenta Janushi (7 Artikuj)
Klorenta Janushi

Eksperte e Sigurisë Kibernetike

Lajmet e fundit>