Analiza

E ardhmja e teknologjisë që vishet është në analizimin e të dhënave

Jan 9 2015
0 Shpërndarje
E ardhmja e teknologjisë që vishet është në analizimin e të dhënave

E ardhmja e teknologjisë së veshjeve elektronike në sektorët e fitnessit dhe shëndetit nuk ka të bëjë me rripat e fitnesit dhe monitoruesit e shëndetit. Por e gjithë e vërteta qëndron në atë se çfarë mund të bëhet me këto të dhëna të grumbulluara nga monitoruesit e fitnessit dhe shëndetit. Përqendrimi më i madh i teknologjisë vitet e fundit ka qenë në krijimin e pajisjeve elektronike për kyçet e duarve tona, por kjo do të ndryshojë në një të ardhme të afërt. Kjo sepse konsumatorët do të kërkojnë implementimin e pajisjeve të tjera në më shumë pjesë të trupit.

Shëndeti mobil (mhealth) po ndjek pothuajse të njëjtin zhvillim që ka ndjekur dhe parashikimi i Motit duke u larguar nga format tradicionale për tek diçka më konkrete që ofrojnë pjesët kompjuterike të sofistikuara. Mund të keni vizituar një doktor për të bërë një vizitë shëndetësore, por është shumë e vështirë të kuptonit se çfarë mund ta ketë shkaktuar dëmin shëndetësor. Ditëve të sotme ne jemi të rrethuar nga një numër i konsiderueshëm pajisjesh matëse të cilat ofrojnë të dhënat që ju nuk dini ti jepni një rrugëtim.

Tregu i veshjeve elektronike është zgjeruar në vitet e fundit, ku ekzistojnë më shumë se 70 milion rripa fitnesi dhe pajisje të tjera elektronike globalisht në 2014. Ndërsa gjatë 2015 pritet të shiten afro 68 milion njësi të tilla. Pajisjet elektronike të fitnessit fillojnë që nga rripat që mbani në kyçin e orës gjer tek disa kapëse të vogla brenda kufjeve që mund të gjurmojnë ritmin kardiak. Ndërkohë që aftësitë se sensorëve janë rritur duke sjellë edhe rënien e çmimeve, paJisjet gjithashtu kanë rënë deri nën koston prej 70 dollarë.

Por e ardhmja e veshjeve elektronike nuk është vetë kjo pajisje. Ngjashëm me parashikimin e motit, pajisje tradicionale të regjistrimit të kushteve meteorologjike akoma duhen, por përdoren më shumë për analizimin dhe përdorimin të dhënave. Prandaj gjenerata e dytë e këtyre veshjeve elektronike ka të bëjë me të dhënat ku përmes kombinimit të tyre të mund të krijohet diçka e dobishme për konsumatorët.

Fitbit Force, Jawbone Up,  Fitbug Orb, Nike FuelBand SEEkzistojnë disa kompani të cilat aplikojnë modele biologjike kompjuterike ku nga të dhënat e grumbulluara ata janë në gjendje të ofrojnë një panoramë të qartë të aktivitetit trupor. Të kontrolloni një pajisje të tillë e cila mat orët e këqija të gjumit tuaj është sikur dikush të jetë duke ju fyer. Ju tashmë e dinit atë gjë. Por identifikimi i faktorëve që kanë shkaktuar atë gjendje do të ndikojë në ndryshimin e disa sjelljeve tuaja të dëmshme për gjumin tuaj.

Disa kompani mjaft të njohura po investojnë goxha në këtë drejtim si FitBit, Misfit, dhe Intel, ndërsa shërbimet Google Fit, Microsoft Health dhe Apple Health premtojnë të ofrojnë një dyqan universal për të dhënat shëndetësore personale. Gjithashtu, analiza të tilla të të dhënave, janë diçka që nuk mund ta bëjë një kompani e vetme, por që duhet një bashkëpunim mes industrive të teknologjisë, mjekësisë dhe shkencës.

Të keni një kopje dixhitale të metabolzmit tuaj në cloud hap një numër mundësish për të analizuar këto të dhëna jo vetëm për fitnessin por edhe shëndetin. Por nuk duhet të harrojmë se siguria e këtyre të dhënave është diçka mjaft kritike.

2014-ta ishte një vit kritik për sigurinë në përgjithësi, dhe përgjegjësia për ruajtjen e të dhënave duhet të jetë e çdokujt që nga përdoruesit gjer tek kompanitë. Ne kemi policinë dhe shërbimet e sigurisë por akoma derës i vëmë çelësin. Prandaj gjërat duhet të kalohen në një nivel krejt tjetër kur konsumatorët janë po aq përgjegjës dhe të ndërgjegjshëm për sigurinë e të dhënave sa edhe vetë kompanitë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>