Lajmet

E drejta e autorit, Google largoi mbi 50 milionë kërkime në vitit 2012

Dec 30 2012
0 Shpërndarje
E drejta e autorit, Google largoi mbi 50 milionë kërkime në vitit 2012

GoogleLideri me kërkime në internet, Google, largoi më tepër se 50 milionë lidhje nga rezultatet e kërkimit gjatë këtij viti nën dyshimet për shkelje të pronës intelektuale.

Sipas një analize të “raporteve për transparencë” javore të Google të kryer nga editori i TorrentFreak, Ernesto Van Der Sar, 51.5 milionë lidhje në uebfaqe nën dyshimet për shkelje të materialit të mbrojtur me të drejta të autorit ishin larguar nga rezultatet e kërkimit në vitin 2012.

“Pothuajse të gjitha këto uebfaqe nuk paraqiten më në rezultatet e kërkimit në Google,”- raportoi Van Der Sar. Google, sikur çdo uebfaqe tjetër në internet, është e obliguar nga ligji federal, i quajtur si Dekreti për të Drejtat e Autorit në Mileniumin Digjital (DCMA) , për të larguar përmbajtjen kur merr një kërkesë DCMA nga një mbajtës i të drejtave të autorit.

Van Der Sar tregoi që veprimi i largimit është rritur gjatë vitit, duke pasur një pikë të lartë kur Google mori 3.5 milionë kërkesa.

Shumë nga veprimtaritë e largimit kryhen nga sistemet e automatizuara të përdorura nga poseduesit e mëdhenj të të drejtave të autorit. Këto sistemeve munden të bëjnë largime të pasakta, që mund të shpijnë në padi ligjore.

Për shembull, një shërbim për ngarkesë online Hotfile paditi Warner Bros pasi sistemi i automatizuar i ndërmarrjes largoi Hotfile, me mijëra kërkesa për të larguar materialin për të cilin Warner nuk ka të drejtë.

Nën DMCA-në, çdo person që kërkon largim mund të penalizohet me gjobë. Mbrojtja e Warnerit në rastin për Hotfile është që një person nuk bëri kërkesat e rreme. Një kompjuter e bëri një gjë të tillë.

Ndërmarrjet mediatike, si Warner, janë në mesin e kërkuesve më të shumtë për këto largime. (PC World Albanian)

Google transparency

Tags >

Google
Lajmet e fundit>