Lajmet

E fiksuar pas Facebook-ut, bie në det nga mungesa e kujdesit

Dec 20 2013
0 Shpërndarje
E fiksuar pas Facebook-ut, bie në det nga mungesa e kujdesit

_71810693_013347728afpNjë grua në Australi ka rënë nga një mol pasi ishte duke kontrolluar Facebook-un në celularin e saj. Turistja taivaneze u shpëtua pasi ra më pas në det në Melburn.

Raportohet se ka qenë duke qëndruar në ujë mbi kurriz sepse nuk dinte të notonte. Gruaja kërkoi ndjesë dhe u dërgua më pas në spital për kontroll, megjithatë policia tha se ajo ishte mirë.

Menjëherë në vendngjarje u thirr policia nga një prej kalimtarëve të rastit që ishte dëshmitar. Policja Dean Kelly u shpreh se gruaja ishte gjetur duke pluskuar mbi ujë në Gjirin Port Philipp.

“E gjetëm në ujë duke qëndruar mbi kurriz duke pluskuar sepse më vonë na tha se nuk dinte not,” tha policja. “Telefonin e kishte ende në dorë dhe na kërkoi ndjesë për pakujdesinë duke thënë se ishte duke kontrolluar faqen e saj në Facebook përmes telefonit kur ra në ujë.”

Policia u ka bërë thirrje njerëzve në Australi të kenë më tepër kujdes kur përdorin mediat sociale në publik, e veçanërisht në vende që ndodhen afër ujit. Gjithashtu raportohet se gruaja e kishte mbajtur telefonin e saj mbi ujë gjatë gjithë kohës, për të mos e dëmtuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>