Ja se si

E-mail i thjeshtë dhe i sigurt për fëmijët

Feb 24 2009
0 Shpërndarje
E-mail i thjeshtë dhe i sigurt për fëmijët

altKur bëhet fjalë për fëmijët dhe internetin, shumica e prindërve fokusohen te shfletimi i sigurt. Kjo është e kuptueshme, pasi interneti nganjëherë mund të jetë një Rrugë me Drita të Kuqe. Interneti nuk është i vetmi burim i materialeve jo të hijshme online. E-mail mund të jetë po aq i keq.
Kjo është arsyeja pse unë përdor ZooBuh.com, një shërbim i bazuar në internet për e-mail, i dizajnuar për përdoruesit e rinj. Rregullohet lehtë, ofron kontroll më të mirë se AOL apo Microsoft dhe nuk kërkon ndonjë softuer shtesë.
ZooBuh ju jep kontroll të plotë mbi universin e postës elektronike të fëmijëve. Në parim ata mund të marrin e-mail vetëm nga lista e aprovuar e përdoruesve dhe mund të dërgojnë email tek përdoruesit e aprovuar, por ju mund të ndryshoni cilëndo nga rregullimet që ju përshtatet. Mund të keni kopjet e mesazheve të dërguara dhe marra në adresën e-mail, duke larguar fotografitë dhe linqet nga mesazhet e mara nga fëmijët, si dhe mund të bllokoni ndonjë apo të gjitha bashkëngjitjet. ZooBuh gjithashtu ka një kuti me filtër për fjalë të këqija dhe një kuti ku mund të shtoni fjalët e padëshiruara.
Shërbimet e tjera për fëmijë, si për shembull AOL (kids.aol.com) dhe Microsoft Windows Live Family Safety (fss.live.com), ofron kontrolle të ngjashme me këto, por ajo që e dallon ZooBuh është ndërfaqja. Është plot ngjyra, e thjeshtë dhe pa reklama. Gjithashtu ka një version të lehtë për përdoruesit më të rinj, që është me më shumë ngjyra dhe i thjeshtë. Me fjalë tjera, kështu duhet të duket një e-mail për fëmijë.
Siç edhe e keni marrë me mend, ZooBuh nuk është falas, por është shumë i lirë. Pas periudhës testuese prej 30 ditësh (e cila nuk kërkon kartë krediti) shërbimi kushton 1$ në muaj për çdo llogari. Kjo shumë është e vogël për të paguar, për një e-mail të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijë, i cili kërkon vetëm 5 minuta për t’u rregulluar. Nëse fëmijët janë të sjellshëm, do t’ju falënderojnë për këtë.

 

Lajmet e fundit>