Analiza

E-Marketer: Instagram tashmë ka më shumë përdorues mobile në SHBA sesa Twitter-i

Mar 27 2014
0 Shpërndarje
E-Marketer: Instagram tashmë ka më shumë përdorues mobile në SHBA sesa Twitter-i

ANë një raport të që do të rezultojë i “dhimbshëm” për Twitter-in, E-Marketer pretendon se Instagram, aplikacioni i imazheve në pronësi të Facebook-ut, tashmë ka më shumë përdorues përmes pajisjeve mobile në SHBA sesa platforma tjetër sociale Twitter. Sipas pasqyrës së të dhënave që ofron raporti i Financial Times, Instagram ka 35 milion përdorues përmes pajisjeve mobile në SHBA, ndërsa Twitter-i ka 30.8 milion.

Më gjerësisht, Twitter-i pretendon se ka 240 milion përdorues aktivë në mbarë botën çdo muaj, si përmes desktopit dhe pajisjeve mobile që e mban në avantazh ndaj Instagram, i cili numëron 200 milion, tani për tani.

Kërkimi vjen në një moment interesant për Twitter-in. Kompania po “shtyn” kredencialet e saj Multimedia (implementon veçori të reja në përdorimin e shërbimeve Multimediale), pasi që ka shtuar edhe veçorinë e ngarkimit të shumëfishtë të imazheve njëkohësisht si dhe etiketimet në imazhe në aplikacionin mobil, një ndryshim ky që ka marrë reagime nga më të ndryshmet nga përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>