Blog

E moshuara nga Japonia e cila zhvilloi një aplikacion iOS

Mar 2 2017
0 Shpërndarje
Octogenarian Masako Wakamiya me shumë gjasa është më e aftë me kompjuterat sesa gjyshja juaj sepse ka arritur të krijojë një aplikacion për iPhone. E moshuara nga Japonia e cila zhvilloi një aplikacion iOS

Javën e kaluar, 81 vjeçarja prezantoi aplikacionin e saj të parë. Ajo përdori kompjuter për herë të parë në moshën 60 vjeçare.

Përpara se ti hynte pasionit, ajo kishte shërbyer për plot 43 vite punë në një bankë të rëndësishme në vend.

Në nder të traditës vendase Hinamatsuri, Wakamiya zhvilloi një aplikacion për iOS i cili ofron informacion mbi veshjet dhe kukullat tradicionale japoneze.

Përveç se ka zhvilluar aplikacionin në fjalë, e moshuara drejton një blog në gjuhën japoneze dhe angleze ku ndan me ndjekësit e saj klipe nga udhëtimet dhe mësime sesi të bëjnë art me Excel. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>