Biznes

E ngatërrojnë me Snapchat, investitorët blejnë aksionet e një startupi 54 milion dollarësh

Feb 9 2017
0 Shpërndarje
Vlera e aksioneve në një startup Amerikan u dyfishua gjatë javës ndërsa investitorët ngatërruan kompaninë me Snapchat. E ngatërrojnë me Snapchat, investitorët blejnë aksionet e një startupi 54 milion dollarësh Photo Source: Getty Images

Javën e kaluar Snap, kompania pas aplikacionit Snapchat, kërkoi 3 miliard dollar nga dalja në bursë.

Investitorët kanë filluar të garojnë për aksionet e aplikacionit të njohur të komunikimit por gabimisht kanë blerë në një tjetër kompani, Snap Interactive.

Aksionet e kompanisë e cila zhvillon një aplikacion të quajtur Camfrog. Me zyra qëndrore në New York, vlera e kompanisë është afro 54 milion dollar.

Të specializuar në video komunikim, Snap Interactive thotë se ka ndihmiar qindra miliona përdorues të krijojnë lidhje miqësore dhe romantike në mbarë botën.

Sakaq Snap i vërtetë ka zyra qëndrore në San Francisco dhe thuhet të vlejë afro 25 miliard dollar. Dalja në bursë e Snapchat pritet të jetë ndër më të mëdha në historinë e teknologjisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>