Lajmet

E njihni shërbimin Helpouts? Google po e braktis më 20 Prill

Feb 15 2015
0 Shpërndarje
E njihni shërbimin Helpouts? Google po e braktis më 20 Prill

google

Historia e Google është e mbushur me produkte dhe shërbime të cilat në fillim dukeshin ide që mund të rezultonin të dobishme por me kalimin e kohës fillonin të veniteshin. E mbani mend rrjetin social Orkut? E njëjta gjë po ndodh edhe me shërbimin Helpouts.

Sipas kompanisë, morëm vesh se po i jepte fund këtij shërbimi me datë 20 Prill. Helpouts është një shërbim ku do të gjenit përgjigjet e duhura nga një ekspert përmes thirrjeve të Google Hangouts. E gjitha kjo ishte kundrejt një pagese. Për shembull, me vetëm 25 dollar ju merrnit një leksion 30 minutësh, por mundeshit edhe të paguanit 15 dollar për 15 minuta leksion.

Google na vuri në dijeni se ky komunitet ishte I pasur me kontributorë besnik dhe për fat të keq nuk ishte rritur në prishmëritë e kompanisë. Dhe kjo është arsyeja kryesore që po ndalet së funksionuari ky shërbim.

Gjithësesi koncepti dhe filozofia mbi të cilën është ndërtuar Helpouts do të jetojë. Sepse Google është duke punuar me një shërbim të ri përmes së cilit mund të komunikoni me një ekspert të Google nga shërbimi Hangouts. Për shembull mund të kërkoni këshillim rreth blerjes së një produkti në Google Play.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>