Analiza

E pamundura po bëhet realitet: Bing po fiton bindshëm ndaj Google

Apr 17 2015
0 Shpërndarje
E pamundura po bëhet realitet: Bing po fiton bindshëm ndaj Google

ballmer-bing-e1347377066745Për një kohë të gjatë që të gjithë menduan se Bing do të ishte një tjetër përpjekje e dështuar Microsoft për të konkurruar me Google. Por kohët e fundit diçka e çuditshme po ndodh: Në vend që të vijojë rrugën drejt dështimit, Bing tani zotëron 20 % të tregut të motorëve të kërkimit. Seriozisht?

Epo sipas raportimeve më të fundit nga comScore, uebsajtet e Microsoft tashmë zotërojnë 20.1 % nga 18.6 % që ishte vitin e shkuar. Dhe kjo nuk përfundon këtu sepse edhe motori i kërkimit të Yahoo fuqizohet nga Bing që do të thotë se Bing në terësi zotëron 30 % të kërkimeve.

Gjithësesi Google akoma ngelet në pozitat dominuese megjithatë Bing po bëhet një mjet kërkimor mjaft popullor. Tregu i motorit të kërkimit të Google ka rënë në shifrat e 64.4 % këtë vit krahasuar me 67.5 % në 2014.

Tani që Microsoft ja ka arritur të bëjë motorin e kërkimit Bing mjaft popullor le të shpresojmë që të njëjtën gjë do të bëjë edhe me platformën mobile Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>