Lajmet

“E-Qeverisja” nuk ngopet me para

Mar 25 2012
0 Shpërndarje
“E-Qeverisja” nuk ngopet me para

Një kredi prej 4.4 milionë dollarëve së bashku me donacionin prej 3.6 milionë dollarëve do të shfrytëzohen nga Ministria e Administratës Publike për trajnimin e 16 personave jashtë vendit për implementimin e programit të “E-Qeverisjes”. Trajnimi i këtij stafi do të bëhet nëpërmjet kontraktimit të një kompanie konsulente, procedurë për të cilën po përkujdeset Ministria e Financave. E në tërë këtë hesap që pritet të zgjasë vetëm 150 ditë, kompania konsulente duhet t’i sjellë informacione, këshilla dhe praktika ndërkombëtare Ministrisë së Administratës Publike për implementimin e projektit të “E-Qeverisjes”. Kredia dhe granti do të mundësohen nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), derisa do të destinohen si pjesë e Projektit të Modernizimit të Sektorit Publik, i përkrahur edhe nga Banka Botërore.

Përveç mjeteve nga kredia dhe donacioni, Qeveria ka ndarë nga buxheti i vitit 2012 edhe 5 milionë  e 380 mijë euro për Departamentin e “E-Qeverisjes”. Prej tyre 2 milionë e 150 mijë euro do të shfrytëzohen për investime kapitale për të njëjtin projekt. Po ashtu, për Departamentin e “E-Qeverisjes” gjatë vitit 2011 Qeveria pati ndarë 6 milionë e 403 mijë euro. Sipas vlerësimeve financiare të Qeverisë, vetëm për investimet kapitale në këtë departament në vitin 2013 do të ndahen 2 milionë euro të tjera për këtë projekt, aq sa janë edhe vlerësimet për vitin 2014.

(Më gjerësisht lexoni sot në Kohën Ditore)./Koha.net

 

Lajmet e fundit>