Ja se si

E vërtetë apo gënjeshtër: Përdoruesit e Wi-Fi nuk kanë nevojë për Firewall

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
E vërtetë apo gënjeshtër: Përdoruesit e Wi-Fi nuk kanë nevojë për Firewall

Mos i besoni kësaj! Është e vërtetë që pothuajse çdo router Wi-Fi në treg ka një firewall të integruar, por fatkeqësisht, ai ju mbron vetëm nga gjëra si skanues porti, të cilët vazhdimisht kërkojnë në internet për PC të pambrojtur. Ajo prej çka nuk ju mbron routeri juaj jeni ju dhe pikërisht ju jeni kërcënimi më i madh i sigurisë së kompjuterit. Ju navigoni në Web, shkarkoni skedarë, hapni attachment nga e-mail dhe punoni me programe të ndryshme. Një nga këto gjëra mund ta ekspozojë kompjuterin ndaj krimbave dhe Trojanëve, të cilët mund të iniciojnë ndonjë komunikim me internetin nga kompjuteri. Programe për firewall do t’ju paralajmërojnë rreth kërcënimeve që tashmë gjenden në kompjuter. Cherles Kolodgy, drejtor kërkues i përmbajtjeve të sigurta dhe menaxhimit të produkteve kërcënuese në IDC, rekomandon të përdorni një fi rewall si ZoneAlarm, find.pcworld.com/61413 i cili në mënyrë konstante skanon Windows për aktivitete aplikacionesh që tenton të dërgojë informacione online dhe parandalon malware të ndërhyjnë në sistem. Asnjë ruter wireless nuk mund ta bëjë këtë. Në fund të fundit, të shkosh online vetëm me firewall të ruterit është sikur të ngasësh një motoçikletë me helmetën në kokë. Sigurisht që do keni pak mbrojtje, por mund të lëndoheni keq nëse rrëzoheni. Vizitoni find.pcworld.com/61347 për ndihmë se cilin komplet sigurie të zgjidhni.

 

Lajmet e fundit>