Softuer

E3 2010: Revolucioni Fable III fillon me 26 tetor

Jun 14 2010
0 Shpërndarje
E3 2010: Revolucioni Fable III fillon me 26 tetor

Lionhead Studios do të nisë udhëtimin e ardhshëm drejt Albionit me 26 tetor. Këtë e ka konfirmuar edhe Microsoft në konferencën e saj për media në E3, me ç’rast themeluesi i Lionhead Peter Molyneux tha se Fable III do të duhej të jetë në treg me 26 tetor.

Molyneux gjithashtu shpalosi edhe një video për lojën që pavarësisht dy mënyrave të saj për ta kryer – në formë të mirë apo të keqe – ato kanë ndikim në popull. Filmi i shkurtër i paraqitur në E3 gjithashtu tregoi edhe atë çfarë duke të jetë Albioni në mesin e një revolucioni, si dhe një betejë anije-me-anije .

Fable III është bashkuar me Xbox qysh prej vitit 2001, kur loja e parë e kësaj serie ishte paraqitur në Panairin e Elektronikës Argëtuese (E3), nën emrin Project Ego. Kësaj radhe Fable III sërish do të jetë titull për Xbox 360, por do të paraqitet edhe për PC.

Loja do të paraqitet në dy edicione (limituar dhe standard), ku në versionin e parë do të ketë përmbajtje shtesë, bonuse.

Lajmet e fundit>