Analiza

E3 2010 u vizitua nga më shumë se 45.000 vizitorë

Jun 17 2010
0 Shpërndarje
E3 2010 u vizitua nga më shumë se 45.000 vizitorë

Gjatë ditës së sotme Panairi i Elektronikës Argëtuese E3 2010 do të mbyllë dyert dhe Asociacioni Argëtues Softuerik veçse ka rezervuar datën për panairin e radhës që do të mbahet vitin e ardhshëm. Trupi prapa organizimit të eventit gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se Panairi do të rikthehet në Los Angeles prej 7 deri më 9 qershor të vitit 2011.

Sa i përket ngjarjes së këtij viti, diku rreth 300 prezantues dhe 45.600 vizitorë nga 90 shtete anembanë botës ishin të pranishme në Los Angeles. Kjo figurë është shumë më e lartë në krahasim me E3 2009, ku rreth 41.000 zhvillues, analistë, investitorë, gazetarë dhe shitës u paraqitën në qendrën LACC.

Lajmet prej këtij viti përfshinin shpalosjen e një modeli të ri Xbox 360 dhe sistemin e ri Microsoft Kinect, paraqitjen e Playstation Move në shtator të këtij viti, debutimin e Nintendo 3DS dhe lansimin e një titulli të radhës Zela, dhe shumëçka tjetër.

Lajmet e fundit>