Analiza

E3 2011: Konferenca e Microsoft

Jun 6 2011
0 Shpërndarje
E3 2011: Konferenca e Microsoft

Kohë më parë ju prezantuam disa mundësi sesi të shikoni edhe prej shtëpisë suaj në Prishtinë apo në Tiranë atë se çka po ndodh në konferencën më të madhe të industrisë së lojërave në botë, dhe sot konferenca e Microsoft padyshim që nuk ka kaluar pa u vërejtur prej jush. Para se t’ju lodhim me gjëra tjera të shohim se çfarë ka prezantuar sot Microsoft:

Modern Warfare 3 

Microsoft e hapi konferencën për media me një demonstrim të shpejtë të Call of Duty Modern Warfare 3, në të cilën lojtari përdori një njësi për lëvizje nën ujë për të vendosur eksploziv në anije të armikut që ishin të vendosura në Lumin Hudson, dhe më pas demonstrimi vazhdoi në bordin e një shkatërruesi dhe në luftimin e armiqve gjatë një ndjekje në një anije të shpejtë përgjatë këtij lumi. 

Tomb Raider 

Më pas një grup i zhvilluesve prej kompanisë së zhvillimit të lojërave Crystal Dynamics morën skenën qendrore dhe bënë një demonstrim të mënyrës së luajtjes së titullit të radhës Tomb Raider, që pritet të paraqitet në vitin 2012. Gjatë demonstrimit, u pa një Lara Croft 21 vjeçare që navigonte në një seksion të hershëm të lojë/ 

Mass Effect 3 

Peter Moore nga EA Sports dhe bashkëthemeluesi i BioWare Ray Muzyka, morën skenën qendrore për të folur në lidhje me titullin e radhës Mass Effect 3. Muzyka paralajmëroi se Mass Effect 3 do të ofrojë mundësinë për komandim me zë përmes Microsoft Kinect; e që me fjalë të tjera i bie se lojtarët mund të flasin dhe reagojnë në rast të një dialogu të karakterit, apo edhe të bëjnë një komandë taktike.  

Tom Clancy’s Ghost Recon: Future Soldier  

Presidenti i Ubisoft, Yves Guillemot u shfaq për të prezantuar një demo të luajtjes së Tom Clancy’s Ghost Recon: Future Soldier që përfshinte një sistem të ri të përpunimit të armëve. Guillemot gjithashtu bëri të ditur se Future Soldier dhe të gjithë lojërat tjera Tom Clancey do të përkrahin kontrollim me gjeste përmes Kinect , si dhe komanda me zë. Lojtari që bëri demonstrimin e lojës shfaqi edhe një moment të mënyrë sesi armët mund të përzgjidhen dhe përpunohen sipas dëshirës duke 

Veçori të reja në Xbox Live Dashboard

YouTube e Bing po vijnë në Xbox Live Dashboard, dhe ato do të përfshijnë një mbështetje të integruar për Kinect. Microsoft gjithashtu konfirmoi thashethemet se programimi i drejtpërdrejtë i televizorit do të paraqitet në Xbox Live, megjithëse nuk u bënë të ditura plane për çmime, përzgjedhje të kanaleve apo data të paraqitjes. 

Gears of War 3 

Cliff Bleszinski dhe reperi ICE-T u shfaqën për të demonstruar një segment të luajtjes në tandem prej titullit të ri Gears of War 3. Mjaft shumë aksion u shfaq por pak detaje u bënë të ditura, edhe pse Ice-T tha se po bashkon grupin e tij të vjetër për të incizuar një këngë të re ekskluzive për paraqitjen e lojës…

Përvjetori i Halo: Combat 

Një video e shfaqur bashkërisht me lajmin se Microsoft po paraqet një version të Halo të riemëruar Combat Evolve, ishte e mjaftueshme për të treguar se po festohej dhjetëvjetori i lojës. Loja e re do të quhet Halo: Combat Anniversary dhe do të përfshijë një kampanjë tërësisht të re me grafikë të përmirësuar si dhe me harta të reja për multiplayer. Çmimet për çmimin, datën e paraqitjes në treg apo metodën e paraqitjes nuk u bënë të ditura. 

Fable: The Journey 

Drejtori kreativ i Microsoft Game Studios, Peter Molyneux mori një moment për të paralajmëruar lojën e re Fable. Ajo quhet Fabele: The Journey dhe duket se do të jetë e mundur të luhet në FPS përmes komandave të Kinect. Sërish data e paraqitjes në treg apo çmim nuk u bë e ditur. 

Minecraft 

Minecraft debuton ekskulizivisht në Xbox 360 gjatë këtij dimri, dhe do të përfshijë mbështetje për kontrollimet përmes Kinect. Detaje tjera nuk u bënë të ditura, megjithëse pritet t’ju sjellim gjatë ditëve tjera në vazhdim detaje tjera shtesë. 

Halo 4 

Halo 4 ishte paralajmëruar në E3 2011, dhe Microsoft konfirmoi se do të jetë e para në një trilogji lojërash për Xbox 360. Një video e shkurtër gjithashtu u prezantua por informacione tjera nuk u bënë të ditura. 

Lajmet e fundit>