Softuer

EA paraqet Mass Effect 2 Collector’s Edition

Nov 5 2009
0 Shpërndarje
EA paraqet Mass Effect 2 Collector’s Edition

EA ka përgatitur një edicion të ri të quajtur Mass Efect 2 Collector’s Edition, që do të ofrohet për 69.99 dollarë për Xbox 360 dhe 59.99 dollarë për PC. Ajo do të përfshijë mjaft shumë prej asaj që prisni prej një edicioni koleksionues: një kuti speciale, libër arti, një DVD me përmbajtje rreth krijimit të lojës dhe një numër të revistës së ilustruar Mass Effect: Redemption.

Gjithashtu në pako do të keni të përfshirë edhe disa armë dhe parzmore unike të dedikuara për lojë, të cilat janë të limituara vetëm për këtë pako.

Natyrisht, nëse keni blerë Dragon Age Collector Edition, kjo do të jetë bashkësia e dytë e gjërave ekskluzive prej Mass Effect që do të përfitoni prej kutive speciale! Mass Effect 2 (dhe ky variant i veçantë) do të paraqiten në treg me 26 janar në Amerikë Veriore dhe me 29 janar në Evropë.

Lajmet e fundit>