Softuer

EA quan 3D’n të dështuar!

Jul 29 2011
0 Shpërndarje
EA quan 3D’n të dështuar!

Zhvilluesit jo vetëm që duhet të detyrojnë klientët e tyre të bartin syze 3D dhe të durojnë lodhjen e syve, por ata duhet të punojnë rëndë përkrahë standardeve speciale për lojëra 3D, dhe deri diku edhe lojërat që ata prodhojnë në treg janë lojëra speciale.

E pa marrë parasysh tërë këtë mundim, vetëm një pjesë e vogël e njerëzve përfitojnë. John Riccitiello , CEO i EA, në një takim me aksionar ka thënë se nuk ka ndonjë përfitim të madh prej 3D lojërave. “Ne nuk kemi parë as ndonjë pjesëmarrje masive të 3DTV’ve në shtëpi. Ne nuk jemi këtu pë të udhëhequr një treg. Ne jemi këtu për të reaguar ndaj asaj që dëshirojnë konsumatorët” tha ai në një përgjigje ndaj pyetjes në lidhje me ambientin 3D.

Riccitiello gjithashtu komentoi edhe në lidhje me platformën 3DS, që eliminon të gjitha kostot e një konzole për argëtim 3D – pa pasur nevojë për TV të ri, syze të reja, kabllo speciale, etj. Por sërish duhet të blihet një sistem prej konsumatorëve dhe 250 dollarë për diçka si 3DS janë shumë. Pyetja në fakt ndërlidhet me atë nëse dëshirojnë konsumatorët me të vërtetë të luajnë 3D pa syze apo janë të mërzitur sepse nuk ka lojëra të mira 3D fare. 

Pra para se të lansohet diçka e fuqishme në 3D, Riccitiello tha se kompania e tij duhet të ec tutje në lojëra mobile, lojëra për Facebook dhe të shtrihet edhe më mirë në tregun e argëtimit online. “Këto tregje po shfaqin një potencial të jashtëzakonshëm ndërsa asgjë nuk po përfitojmë prej 3D’s” tha ai. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>