Harduer

EA dhe Dice vonojnë Battlefield 2 Beta për PC

Nov 27 2009
0 Shpërndarje
EA dhe Dice vonojnë Battlefield 2 Beta për PC

Zëvendësi i EA, Gordon Van Dyke shpjegoi se beta versioni është vonuar për t’i ofruar studios më shumë “kohë planifikimi” për implementimin e “optimizimeve”. Përveç kësaj, vonesa do t’i mundësojë Dice që të sigurojë pjesëmarrjen e një numri maksimal testuesish për beta programin BFBC2 për PC.

“Ne kemi dashur të ju njoftojmë rreth kësaj teme dhe rreth pyetjeve që kanë të bëjë me anulimin e Beta-së së BFBC2. Do të shkojë drejt e në temë dhe të them me plotë gojë se “BFBC2 PC Beta nuk është anuluar”, shkroi Gordon në një blog post zyrtar.

“Gjithçka ka filluar kur ndodhën disa ndryshime në një blog të mëhershëm që largoi PC Beta-në nga detajet dhe arsyeja për këtë ishte se plani kishte ndryshuar. Me suksesin e jashtëzakonshëm të beta-së për PS3, ne kemi vendosur që në mënyrë drastike të rrisim kapacitetin e beta-së për PC, në mënyrë që të sigurojmë që sa më shumë persona të marrin pjesë. Për fat të keq kjo ka pasur si rezultat vonesat në versionin Beta dhe atë deri në vitin e ardhshëm, por duke na ofruar neve më shumë kohë për planifikimi për ta arritur këtë gjë dhe për të implementuar më shumë optimizime” tha Gordon.

Bad_Cmpany_2_436781577.jpg

Sipas Gordon, Beta Versioni për PC i Bad COmpany 2 do të ofrojë përkrahje për:

  • Deri në 32 pjesëmarrës për harta multiplayer
  • DirectX 9, 10 dhe 11
  • Windows XP, Vista dhe 7
  • Joystick, Nvidia 3D Vision, Logitech LCD tastierë dhe VoIP.
  • PC Squad Play System – Kontrolloni ekipin tuaj para se të shkoni në betejë
  • Serverë rendor të dedikuar – Aksion non-stop pa dëmtime në lidhje, bazuar në gjendjen e internetit të lojtarit.
  • Përkrahje për Klane dhe Serverë Privat – Emërtim të pavarur për klanin (grupin) tuaj, me mundësi për të marr me qira serverë për host dhe kontrollim të serverëve garues të ruajtur me fjalëkalim. Përfshinë edhe përkrahjen për kontroll të zgjeruar përmes serverëve të renditur publik

 

Lajmet e fundit>