Softuer

EA do të përqendrohet në argëtimin digjital

Dec 2 2009
0 Shpërndarje
EA do të përqendrohet në argëtimin digjital

Riccitiello shpjegoi se EA planifikon të përqendrohet në ndërtimin e produkteve bërthamë, ndërsa në anën tjetër në mënyrë simultante të reduktojë numrin e titujve të paraqitur në treg.

Megjithëse EA momentalisht publikon mbi 50 tituj në baza vjetore, pritet një zbritje në 40 gjatë vitit të ardhshëm fiskal. “Edhe tridhjetë nuk do të më befasonin në të ardhmen” tha Riccitiello.

“Jemi lider botëror për lojëra të shkëlqyera, dhe ne krijojmë më shumë sesa çdo kush tjetër. Ne nuk po sugjerojmë se biznesi po largohet, por është një gjë tjetër që po vazhdon të rritet”.

Riccitiello parashikoi se do të ketë gjithmonë një treg për lojëra në kuti siç është shembull “Madden NFL”, por ai parasheh se lojërat  digjitale do të rriten në sasi për gjysmën e industrisë në vitin 2010.
“Caku ynë për at biznes është shumë i rëndësishëm dhe me kalimin e kohës ndoshta mund të bëhet edhe më i rëndësishëm sesa biznesi i të mirave të paketuara” deklaroi ai në fund.

Lajmet e fundit>